MENU
klinika

Regjistrimi i pronave në Himarë

Eurodeputetët grekë presion KE: Parakusht për negociatat

21.10.2021 - 18:29

Deputetët grekë në Parlamentin Europian po ushtrojnë presion ndaj Komisionit për të ngritur shqetësimin pranë Shqipërisë për të drejtën e pronësisë së minoritarëve grekë në zonën e Himarës.

Sipas eurodeputetit Manolis Kefalogiannis të partive të djathta në PE, Shqipëria ka probleme të mëdha me titujt e pronësisë dhe zgjidhja e këtyre çështjeve është vendosur parakusht për nisjen formale të negociatave.

“Mes çështjeve që duhen zgjidhur si parakusht për negociatat, Këshilli Europian ka vendosur edhe regjistrimin e pronave në Himarë, përfshirë këtu pronat që i përkasin minoritetit grek”, thotë Kefalogiannis.

Sipas tij, ligji i ri për titujt e pronësisë i miratuar në maj të vitit të kaluar dështon ta adresojë këtë kusht të KE. Ai thotë se Shqipëria injoroi rekomandimet e Komisionit të Venecias duke e lënë të pazgjidhur çështjen e pronave.

Kefalogiannis kërkon që Komisioni të ndërmarrë hapa konkretë ndaj Shqipërisë për të përmbushur, sipas tij, detyrimet që ka për të mbrojtur të drejtën themelore të pronës, si për shqiptarët, ashtu edhe për minoritetin grek.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë