Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, një specialist i kësaj drejtorie dhe një 51-vjeçar nga Himara u arrestuan këtë të premte në një operacion të koduar “Formulari” nga policia e qytetit bregdetar.
Sipas burimeve zyrtare, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:
–Bardhyl Gjika, 60 vjeç, banues në Vlorë.
–Kreshnik Mino, 37 vjeç, banues në Vlorë.
–Spiro Duni, 51 vjeç, banues në Himarë.
Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtorie shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.