08.10.2021 - 12:48
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë qenë dje në Prokurorinë e Gjirokastrës ku mësohet se kanë bërë sekuestrimin e disa dosjeve.
Burimet thonë se BKH ka shkuar me urdhër të SPAK për një hetim të regjistruar, megjithëse për shkak të sekretit hetimor nuk bëhet me dije objekti hetimit.
Të njëjtat burime konfirmuan se agjentët e Byrosë goditjen e kanë bërë pasditen e djeshme.