MENU
klinika

Lëvizje të detyruara për trajnerin

Formacioni zyrtar kuqezi ndaj Polonisë

12.10.2021 - 19:31

Jo gjithçka shkuar mirë gjatë 24 orëve të fundit për Kombëtaren shqiptrare. Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, me daljen pozitivë me Covid nuk do të jenë të disponueshëm, duke prishur disi planet e trajnerit.

Të dy ishin projektuar titullarë për sfidën e sotme. Mungesë tjetër e rëndësishme është ajo e Berat Gjimshitit, i cili dje kreu operacionin në dorë dhe do të jetë një muaj jashtë fushave.

Në mesfushë, për shkak kartonësh nuk është i gatshëm edhe Endri Çekiçi. Gjithashtu, mungon edhe Bekim Balaj i dëmtuar para disa ditëve dhe Hoxhallari po ashtu i infektuar me Covid.

Kështu, Reja do të luajë me këtë formacion: në portë do të jetë përsëri Berisha. Gjithashtu, linja e mbrojtjes me pesë do të përbëhet nga tri qendrat Ismajli, Kumbulla dhe Veseli, i cili do të zëvendësojë Gjimshitin dhe krahët do të plotësohen nga Hysaj dhe Trashi.

Përgjegjësitë e mesfushës do të jenë mbi shpatullat e Keidi Bares dhe Ylber Ramadanit, të cilët do të rreshtohen para mbrojtjes për të formuar një mur.

Ndërsa Roshi plotëson treshen e mesfushorëve dhe të bëjë lidhjen e mbrojtjes me sulmin. Reja habit sërish, pasi titullar fut Uzunin dhe Manajn, duke lënë Brojën në stol.