Me rritjen e çmimit të miellit, pronarët e furrave të bukës në Kosovë kanë paralajmëruar për rritjen e çmimit të bukës.
Disa nga pronarët e furrave në Prishtinë e shohin të pashmangshme rritjen e çmimit të bukës, me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.
Një prej tyre shprehet se nëse nuk ka sërisht ngritje të çmimit të miellit, buka mund të shtrenjtohet për 10 centë, duke u bërë 50 centë.
“Çmimin e bukës e kemi pas 40 centë qe një vit. Për momentin s’ka ndryshu shumë, por ne ende jemi në çmimin e vjetër. Është afat shkurtër, ekziston mundësia që të ngrihet prapë çmimi. Eshtë e obligueshme edhe për neve me i rrit çmimit. Ndoshta edhe buka duhet të lëvizë 10 centë më shtrenjtë, pra të bëhet 50 centë”, ka thënë pronari i një furre.