MENU
klinika

Euro 2024 nis me skandal

Gafa e UEFA-s irriton shqiptarët, Kosova në hartë me Serbinë

05.10.2021 - 22:33

Së fundmi është publikuar promo e UEFA-s me logon e re të Euro 2024, por ka një skandal të shëmtuar që ka irrituar shqiptarët. Nuk dihet se si dhe pse, por në hartë Kosova ka përfunduar e  bashkuar me Serbinë.

Në logon e aktivitetit, UEFA ka vendosur shumë ngjyra që burojnë nga flamujt e shteteve anëtare në Europë, për të bërë një bashkim ngjyrash që të tregojë diversitetin. Por në videon shpjeguese të krijimit kësaj logoje të veçantë, shfaqet një gafë e rëndë sa i përket hartës.

Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa nëj ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera.

Një skandal i rëndë i pashpjegueshëm për organizatën që drejton futbollin në kontinent, për një temë shumë delikate e cila shpesh ka qenë objekt polemikash të cilat ajo me sa duket po i ndez vetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN