Dy burra dhe dy gra janë gjetur të vdekur në një sallë saune në Qerret të Kavajës. Raportohet se viktimat janë shtetas rus dhe ishin prej së paku një javë me pushime në Shqipëri.
Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në sallën e saunas të këtij hoteli në Qerret. Sipas policisë raportohet se rreth orës 22:20, në Qerret, në ambientet e saunës të një hoteli , dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe
Kanë qenë turistët e tjerë të grupit që e kanë parë që këta persona janë vonuar dhe kanë nisur të kërkojnë. Më pas i kanë gjetur të vdekur në një dhomë saune.