MENU
klinika

Ishte subjekt i OFL, SPAK tërhiqet nga ankimimi

GJKKO pushon çështjen për sekuestrimin e ‘Golden’

01.10.2021 - 11:01

Apeli i GJKKO ka pushuar çështjen për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit në Shijak, konkretisht të kompleksit “Golden”, i cili ishte edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Mësohet se kompleksi nuk do të sekuestrohet pasi edhe SPAK ka hequr dorë nga ankimimi.

Në një njoftim për media GJKKO bën me dije se çështja e referuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit të Shkallës së Parë është pushur në mbledhjen e ditës së sotme, pas tërheqjes së prokurorit.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ A. H., sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

– Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi”, thuhet në njoftim

“Golden” ishte pasuria e pare e sekuestruar nga OFL, pasi Hajrat ishin të dyshuar për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin