MENU
klinika

Ndalohen 3 persona në Vlorë

Grabitën dosjet për pronat në Dhërmi

15.10.2021 - 09:09

Tre persona janë ndaluar ditën e sotme në Vlorë, të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë 3 ditë më parë.

Identiteti i tre personave nuk bëhet ende i ditur. Po ashtu akoma nuk ka informacion nëse këta persona ishin përgjegjës për zyrat, aspo persona të jashtëm që ndihmuan në grabitje.

Tre ditë më parë, një person i maskuar dhe i armatosur hyri në zyrat e pronave në Vlorë, duke marrë dy dosje për pronat në Dhërmi. I gjithë aksioni i grabitësit nuk zgjati më shumë se 3 minuta, ndërsa ka dyshime se ai kishte dijeni mbi dosjen që do të merrte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Grabitësi merr disa dokumente

Vidhet Pallati i Kulturës në Vlorë