21.10.2021 - 11:09
Dy persona të paidentifikuar ende kanë grabitur mbrëmbjen e djeshme një pikë karburanti në Bulqizë.
Policia bën me dije se autorët dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë-Shupenzë.
Njoftimi i policisë: Bulqizë/ Informacion paraprak
Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë.
Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.