MENU
klinika

Kërkesa e Komisioneres së BE-së

Greqia të hetojë kthimin ilegal të azilkërkuesve

09.10.2021 - 09:04

Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, ka kërkuar nga Greqia të hetojë kthimin ilegal të azilkërkuesve.

Duke folur për mediat para takimit të ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, Johansson tha se pret që Greqia këtë çështje ta marrë seriozisht, të hetojë dhe të zbulojë çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

Një ditë më herët, Johansson diskutoi me ministrin grek për Migracion, Notis Mitarachi dhe me ministrin kroat të Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç, mbi kthimet ilegale të paraqitura këtë javë në një hetim të përbashkët nga disa media.

Raportimet paraqitën dëshmi se autoritetet greke dhe kroate në mënyrë të dhunshme kanë kthyer prapa azilkërkuesit që kalonin kufijtë e jashtëm të bllokut evropian.

Johansson diskutimet e saj me dy ministrat i quajti “shumë të vështira”.

Ajo reagimin e ministrit Bozhinoviç e quajti “përgjigje të duhur”, duke shpjeguar se qeveria kroate premtoi hetim të menjëhershëm dhe mekanizëm të monitorimit për të garantuar të drejtat themelore.

“Diskutimet e mia me ministrin grek ishin ndryshe. Unë isha e qartë se nuk do të pranojë dështimin e Greqisë për të hetuar këtë çështje. Ne duhet të mbrojmë kufijtë tonë të jashtëm, por ne po ashtu duhet të mbrojmë vlerat tona, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore”, tha Johansson.

Në një deklaratë me shkrim, ministri Mitarachi tha se Greqia po heton çdo pretendim mbi keqtrajtimin e azilkërkuesve nga autoritetet kombëtare të vendit.

Hetimi i përbashkët 1-mujor zbuloi se operacionet e kthimit të azilkërkuesve nga forcat e sigurisë janë bërë praktika sistematike në shkelje të të drejtës humanitare të BE-së dhe ndërkombëtare.

Javorja greke ‘Der Spiegel’ publikoi video ku shiheshin oficerë grekë të maskuar duke i kapur dhe gjymtuar anijet e refugjatëve në Detin Egje, duke rrezikuar jetën e azilkërkuesve të cenueshëm.

Hetimi po ashtu dokumentoi praktika të paligjshme të kthimit të azilkërkuesve nga njësitë speciale të policisë kroate dhe rumune.//AA

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi