MENU
klinika

"Kompania “TBS 96” dha 20 milionë lekë me shumë dhe fitoi"

Hapi tender para se të merrte miratim, detaje për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH

09.10.2021 - 11:20

Thoma Gëllçi, ish-drejtor i RTSH u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria SPeciale SPAK. Bashkë me të, në pranga ranë dhe tre punonjës të këtij televizioni, Julian Tapia, Alban Malaveci, Ervin Muraj.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të pabarazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.

Një javë më parë këshilli i RTSH-së kishte kërkuar mbylljen e kanalit Agro RTSH, për të cilin u hap tenderi që sot ka çuar prapa hekurave Thoma Gëllçin, sepse ishte abuzuar me afërsisht 1 milionë euro.

Sot, dalin në dritë detaje të reja nga ky arrestim. Nga SPAK mësohet se Thoma Gëllçi kishte shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi i RTSH, për hapjen e kanalit TVSH AGRO.Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë dy kompani, “EURO Contact” dhe “TBS 96”.

Tenderi në fjalë është zhvilluar më datë 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, dhe firma fituese është shpallur “TBS 96. Anëtarët e Komisionit të Ofertave, të arrestuar bashkë me ish-drejtorin, e kanë shpallur firmën e smësipërme fituese edhe pse ajo ka dhënë ofertë 20 milioenë lekë më të lartë.