MENU
klinika

ISHP e Krujës

Helmimi i banorëve të Krujës, del përgjigja e analizave të ujit

27.10.2021 - 16:27

Njësia vendore e Shëndetit Publik në Krujë ka dalë në përfundimin se uji që kanë konsumuar qytetarët e Krujës që kanë shfaqur shenja helmimi, ka ngarkesa escherichia coli dhe streptokoku fekal të cilat janë infiltruar në burime pas përzierjes me ujërat e zeza.

130 qytetarë të tjerë në Krujë i janë drejtuar spitalit mbrëmjen e djeshme, duke e çuar në 500 numrin e personave të helmuar nga uji i pijshëm. Pavarësisht se e kanë ditur që helmimi mund të ketë ardhur nga uji, ata kanë konsumuar ujin rezervë që kishin në shtëpi. Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për situatën e rëndë epidemiologjike. Hetimet do të zhvillohen për akuzën: “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave”. Për momentin nuk ka asnjë person në hetim. Fillimisht ato do të fokusohen të zbulojnë shkaqet që  çuan në helmimin e banorëve.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin