MENU
klinika

Helmimi i qytetarëve/ Cilat janë pistat

Manastirliu dhe drejtuesja e ISSH në spitalin e Krujës

26.10.2021 - 12:13

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtuesja e ISSH Vjollca Braho kanë shkuar në shkuar në spitalin e Krujës pas helmimit të banorëve si pasojë e ujit të pijshëm.

Ministrja e Shëndetësisë tha se në spitalin e Krujës janë të shtruar edhe fëmijë e adoleshentë. Dyshohet se janë helmuar nga uji.

“Rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Situata është e qetë pa komplikacione. Qytetarët kanë marrë shërbimni e nevojshëm janë konsultuar.Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë. Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situate shëndetësore ska qenë e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim. Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë fëmijë dhe të rritur. Pistat? Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjiutha aspektet. Rezultati I analizave mikrobiologjike ka një afat të cktuar, kur të kemi rezultatet do kemi një raport të detajuar.

I gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë. Nëse do ketë raste të shtuara edhe në spitalin e Durrësit mund të vendoset në gatishmëri për rastet.

Hetimi bëhet në shumë pista që të kemi të kontrolluar të gjithë aspektin e kujdesit shëndetësor”, tha Manastirliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN