MENU
klinika

Në pronësi të familjes Bala

IKMT në Jalë për shembjen e një tjetër objekti

06.10.2021 - 13:30

Një ditë më parë, Fotaq Bala, në lot, pa fadromat e IKMT-së duke i shembur para syve bizneset dhe pronat në Jalë, ndërsa të njëjtin fat ka patur sot edhe një tjetër ndërtesë në pronësi të kësaj familje.

IKMT ka ndërmarrë sot aksionin për të shembur në Jalë një banesë në pronësi të tyre, ndërsa familjarët kanë kundërshtuar vendimin, duke debatuar me punonjësit e IKMT me argumentin se ata ishin paraqitur për të shembur objektin pa një njoftim. Ata shprehen se pranojnë prishjen e godinës, në momentin që njoftohen 10 ditë përpara.

“Njoftimin, nuk ke njoftim, t’i duhet të më lajmërosh 10 ditë më parë dhe pastaj të vish. Prishe ndërtesën, ja ku e ke, por mua më njofto dhe hajde pas 10 ditësh. Nga sot pas 10 ditësh duhet të vini të prishni objektin”, shprehen ata.

Preku jo pak video e Fotaq Balës një ditë më parë, i cili i ulur poshtë një peme qante me ngashërim, teksa fadromat i shembnin para syve pasurinë e ndërtuar prej vitesh.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier