21.10.2021 - 18:48
Tetë nxënës të ciklit të fillores në Gjirokastër janë infektuar me koronavirus.
Për shkak të infektimeve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të mbyllë klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, aty ku studionin nxënësit.
Pas kësaj situate, nxënësit e shkollës 9-vjeçare janë izoluar, ndërsa klasa është mbyllur si masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit tek nxënësit e tjrë.
Mësohet se klasa nuk do të jetë funksionale për dy javë të plota. Ndërkohë janë mbyllur dhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA pasi janë infektuar disa prej punonjësve.