MENU
klinika

"Nuk kërkon kurrë ndihmë nga njeri"

Jozefina Topalli zbulon të pathënat e Sali Berishës: Më ka kërkuar falje!

08.10.2021 - 09:18

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qenë gjithmonë kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, prandaj dhe mungesa e saj në “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar mjaft habit e qytetarët.

Në një intervistë për “A2 CNN” Topalli ka treguar se ka komunikuar me Sali Berishën dhe ai nuk i ka kërkuar asnjëherë ndihmë, por ka dalë vetëm në një situatë të tillë.

“Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt.

Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm.

Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli.