30.10.2021 - 20:02
Nga humbja në humbje dhe tashmë Juventus largohet edhe më shumë me titullin kampion. Pas humbjes me Sassuolon, bardhezinjtë u mposhtën edhe në Verona po 2-1 nga ekipi vendas. Një humbje që djeg për Zonjën e Vjetër.
Verona shënoi dy gola në pjesën e parë, duke shokuar totalisht miqtë. Giovani Simeone në minutën e 11-të dhe 14-të realizoi dy gola që habiti të gjithë. Juventus u mundua të reagojë, por mbrojtja vendase nuk çahej.
Pjesa e dytë ka të njëjtin skenar gjithë kohës, sulm i Juves dhe mbrojtje të vendasve, që nuk arrijnë të dalin me ndonjë kundërsulm vrasës. McKennie hap ndeshjen në minutën e 80-të, por vetëm kaq, Juventus nuk arrin as të barazojë.