MENU
klinika

I gjenden 2 mijë euro

Katër persona në pranga për blerje votash në RMV

17.10.2021 - 14:04

Policia maqedonase arrestoi katër persona të dyshuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndalimi i tyre u bë në lagjen në lagjen Dracevë të Shkupit, ku thuhet se i kapën duke u shpërndarë para në këmbim të votës. Personave iu konfiskuan 2000 euro. “Të ndaluarit akuzohen për veprën penale ‘ryshfet në zgjedhje dhe votim’. Cështja i kaloi Prokurorisë publike për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftim.

Po kështu është prangosur dhe një person tjetër në qytetin e Prilepit për kërcënim ndaj një kandidati për kryetar të komunës. I ndaluari i moshës 21-vjeçare u dënua me procedurë urgjente me tetë ditë burgim. Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë shfrytëzuar tashmë të burgosurit, të moshuarit me sëmundje kronike, personat me invaliditet si dhe të infektuarit me koronavirus.

Maqedonia e Veriut zgjedh këtë të djelë kryetarët e 80 komunave dhe këshillave komunalë, si dhe kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. Në garë janë 10,653 kandidatë të partive politike, koalicioneve si dhe kandidatë të pavarur.Gara kryesore zhvillohet mes dy blloqeve politike, LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet, dhe partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.