MENU
klinika

Ulen temperaturat

Korça ‘zgjohet’ e zbardhur nga dëbora

14.10.2021 - 09:14

Rënia e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në zonat malore në qarkun e Korçës.

Në orët e para të mëngjesit, reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit. Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.

Temperaturat kanë rënë në nivelet 3 gradë Celsius. Ditën e sotme, vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu të cilat do të jenë të përqëndruara në zonën jug-lindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë