20.10.2021 - 09:25
Qyteti i Korçës është zgjuar ditën e sotme e mbuluar nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar mjaft vështirësi për qarkullimi e mjeteve.
Problematikat më të mëdha janë në aksin Korçë-Pogradec, ku mjegulla e dendur është e pranishme thuajse gjatë gjithë rrugës.
Për shkak të mjegullës, policia apelon për qarkullim të kujdesshëm për të shmangur aksidentet.