Kryeministri Edi Rama ka dale me nje mesazh drejtuar shqiptareve, ne lidhje me krizen energjetike te cilen e kemi ne prag .
Rama eshte shprehur se pavaresisht se ka ardhur pa deshiren tone e kombinuar dhe me fenomene te tjera natyrore, qeveria shqiptare eshte e gatshme ta perballoje brenda gjashtemujorit te pare te vitit qe vjen.
“MESAZH DREJTUAR GJITHË SHQIPTARËVE
“KRIZA E JASHTËZAKONSHME ENERGJITIKE një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare, një tjetër sfidë e rëndë që nuk e kemi zgjedhur vetë, por të cilën do ta përballojmë ME VENDOSMËRI, BESIM, DURIM dhe SUKSES”🇦🇱“, deklaroi Rama.
Sipas kryeministrit Rama bëhet fjalë për krizën energjetike që ka filluar të japë shenjat e saj shqetësuese në gjithë botën.
“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtarë po vjen drejt Shqipërisë. Nuk është as tërmet dhe as virus dhe as përmbytje.
Nuk kërcënon jetë njerëzish, por në aspektin ekonomik dhe social ka një efekt negativ. Kjo është kriza e jashtëzakonshme energjetike, e cila vetëm sa ka filluar të japë shenjat shqetësuese në tregjet e botës”.