MENU
klinika

Prej një viti e gjysmë nuk depozitohen më aty mbetjet

Kryebashkiakja e Kurbinit: Është e qëllimshme

23.10.2021 - 11:24

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ka reaguar për zjarrin që ka rënë në një vend grumbullim mbetjesh në qytetin e Laçit.

Cara ka thënë se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se në këtë vend kishte një vit e gjysmë që nuk depozitohen mbetjet.

“Rreth orës 11:30 të natës njoftohemi për një zjarrvënie në një ish vend grumbullim mbeturinash. Prej një viti e gjysmë mbetjet nuk hidhen më aty por shkojnë në landfillin e Bushatit. Ky vendgrumbullim këtu ka qenë i mbyllur prej një viti e gjysmë. Morëm masa për shuarjen e zjarrit dhe aktualisht po punohet intensivisht. Kjo është një zjarrvënie e qëllimshme.

Laçi është një qytet i pastër. Ky vend depozitim u mbyll sapo erdha unë në krye të bashkisë.

Bashkia Kurbin çdo ditë kemi marrë masa për ta pastruar këtë vendgrumbullim, duke i hedhur kamionë me mbetje për dekompozimin e tyre. Brenda ditës së sotme mbyllim gjithçka këtu pasi jemi të gjithë në punë”, ka thënë kryebashkiakja.