14.10.2021 - 13:34
Troket dimri në Kukës. Prej mbrëmjes së djeshme temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme duke u shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta në qytet dhe fshatrat përreth. Zona e larta malore janë mbuluar nga mjegulla ndërsa disa zona janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës.
Nga mesnata e djeshme dëbora ka zbardhur Shishtavecin dhe malin e Gjallicës. Autoritetet shprehen se kanë marrë masa për të përballuar pasojat e motit të keq dhe uljen e temperaturave.