Një i ri 20-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike është arrestuar në Lushnje.
Sipas policisë, në pranga u vu Gledis Mehalla banues në fshatin Gradishtë të Lushnjës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.
Njoftimi i policisë
Operacion nga Strukturat e DVP Fier, Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit:
Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.