Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka njoftuar këtë mesditë ndryshimet në polici, që prekin thuajse të gjitha drejtoritë në rrethe.
Kështu, sipas kryepolicit, Ardian Çipa rikthehet në polici, përkatësisht në postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, ndërsa Policia e Tiranës do të drejtohet nga Lorenc Paganika, duke zëvendësuar në këtë post Rebani Japuin.
Ky i fundit do të drejtojë një tjetër sektor në Policinë e Shtetit, atë të Departamentit për Siguri publike.
Lorenc Paganika në Tiranë
Hamdi Fjora në Shkodër
Gentian Berberi në Vlorë
Ardian Çipa në Elbasan
Alfred Çepe në Fier
Gjovalin Loka në Korçë
Neritan Nallbati në Durrës
Rebani Jaupi drejtor i departamentit për Siguri publike