MENU
klinika

Kultivimi masiv i kanabisit në Pukë

Kush janë policët e akuzuar si bashkëpunëtorë të trafikantëve

22.10.2021 - 11:00

Pas një hetimi njëvjeçar nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është goditur një grup i strukturuar kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit në zonat malore midis Pukës dhe Mirditës.

Nëntë persona kanë përfunduar në pranga dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Midis personave të kërkuar është edhe nënkomisari i policisë së Pukës, Kastriot Biçukaj, 29-vjeç.

Gjatë kontrollit, policia nuk e ka gjetur në banesë dhe dyshohet për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, katër efektivë të tjerë policie, përkatësisht Zamir Mehaj, 48 vjeç, Alfred Ndoj, 32 vjeç, Fatmir Alija, 50 vjeç, Petrit Florini, 49 vjeç, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

GRUPI I STRUKTURUAR

Pas hetimit prej disa muajsh, prokurorët e SPAK-ut kanë zbuluar se trafikantët kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike dhe për arritjen e këtij qëllimi kanë pasur edhe mbështetjen e policisë.

Efektivat e rendit dyshohet se dekonspironin operacionet duke informuar trafikantët për kontrollet që do ushtroheshin në zonë dhe kjo është zbuluar në sajë të përgjimeve që kanë dekonspiruar aktivitetin e tyre.

Operacioni, i cili nisi mbrëmjen e se mërkurës përfundoi në orët e para të së enjtes pasi policia nuk mundi të ekzekutonte të gjitha urdhrat e arrestit të dhëna nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka marrë miratimin e gjykatës, ku për 13 prej tyre është vendosur masa “Arrest me burg”, mes tyre edhe nënkomisari i Pukës, Kastriot Bicukaj, i cili i ka shpëtuar prangosjes pasi është larguar, për 3 persona është vendosur masa “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK-ut, 5 efektivët e Policisë kanë favorizuar të paktën 4 raste të trafikut të kanabisit.

SEKUESTRIMET E DROGËS

Gjatë hetimeve në 4 raste janë sekuestruar 4000 rrënjë kanabisi dhe rreth 80 kg kanabis. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve edhe te disa punonjësve të Policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale.

“Në kuadër të këtyre hetimeve njëvjeçare është arritur të do kumentohet veprimtaria e disa grupeve kriminale të përfshira në kultivimin e bimëve narkotike në zonat malore ndërmjet territorit të bashkive Pukë dhe Mirditë, të cilët kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, si dhe kanë siguruar mbështetje për të vazhduar këtë veprimtari nga strukturat e policisë, të cilët i informonin për kontrollet që do ushtroheshin në zonë”, sqaron SPAK.

Gjatë hetimi rreth 12 mujor, SPAK bëri me dije se janë sekuestruar disa ngarkesa me lëndë narkotike përfshirë, atë të datës 2 dhjetor 2020, ku janë sekuestruar 37 kg e 450 gr lëndë narkotike “Cannabis sativa”.

Ndërkohë, më 4 gusht të këtij, në vendin e quajtur Qafa e Helmit mbi fshatin Shkozë, Pukë janë asgjësuar afro 4000 bimë narkotike të dyshuara “Cannabis sativa”, të kultivuara në tre parcela dhe janë evidentuar tre ambiente të përshtatura për të qëndruar personat që kanë kultivuar bimët e dyshuara narkotike.

Gjithashtu, më datë 1 tetor janë sekuestruar edhe 12 kg kanabis në fshatin Pletë të Pukës. Po këtë ditë, është gjetur edhe vendi ku përpunohej bima ku është kapur një sasi prej 28 kg e 73 gr dhe një sasi tjetër e papërpunuar.

EFEKTIVËT E AKUZUAR

1. Zamir Mehaj, inspektor, 48 vjeç, punonjës policie në Pukë, “Shpërdorim detyre”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”

2. Alfred Ndoj, inspektor, 32 vjeç, punonjës policie në Pukë, “Shpërdorim detyre”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”

3. Fatmir Alija, inspektor, 50 vjeç, punonjës policie në Pukë, “Shpërdorim detyre”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”

4. Petrit Florini, inspektor, 49 vjeç, punonjës policie në Pukë, “Shpërdorim detyre”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”

5. Kastriot Biçukaj, nënkomisar, 29 vjeç, oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me masë sigurimi personal “arrest me burg”, u shpall në kërkim

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha