MENU
klinika

Ja ç'duhet të dini...

Kush tha që ushqimet e ngrira nuk janë të mira?!

13.10.2021 - 15:47

Ndodh shpesh që gjatë sezoneve të ndryshme të na mungojnë ushqimet e një sezoni të kaluar, sidomos ato të freskëta nga tregu, frutat dhe perimet jeshile.
Shumë persona besojnë se ushqimet e ngrira nuk janë të shëndetshme pasi gjatë rrugës humbin vitaminat dhbe mineralet që përmbajnë, por diçka e tillë nuk është plotësisht e saktë pasi janë disa ushqime të cilat mund t’i konsumoni dhe të gatuani disa vakte shumë të shijshme dhe të shëndetshme për ju.

Bizelja

Nëse nuk e dinit, vetëm një gjysmë filxhani me bizele mund t’ju pasurojë ndjeshëm vaktin tuaj me proteina dhe fibra. Është një perime që do pak kohë për t’u gatuar dhe mund të përdoret për çdo vakt.

Frutat me kokrra dhe bananet

Janë të shumta frutat që na mungojnë nga sezonet e kaluara, kështu që zgjidhja më ë mirë është që t’i vendosni në ngrirje dhe t’i konsumoni ashtu ose i përdorni për të bërë smoothie, e përdorur më së shumti për mëngjes pasi ka shumë vitamina dhe merrni energjinë që ju duhet për të vazhduar ditën.

Spinaqi

Një ndër perimet më të pasura me hekur dhe antioksidantë është spinaqi. Ky burim i kalciumit dhe magnezit mund të ruhet lehtësisht në frigorifer apo akull për t’u përdorur më vonë. Mund ta gatuani në supë, smoothie, omletë, salcë makaronash dhe shumë ushqime të tjera sipas dëshirës. Apo dhe mund ta zieni duke i shtuar lëng limoni dhe pak qepë.

Frutat arrore

Këto lloj frutash mund të qëndrojnë në frigorifer deri në dy vjet, pa u prishur e ruajtur shijen e tyre si dhe do të jenë po me aq shumë vlera ushqyese si në fillim. Ndërsa nëse i ruani në një ambient me temperaturë normale ato mund të qëndrojnë deri në disa muaj.