MENU
klinika

Në kërkim të konsensusit

Kuvendi nis diskutimet për ndryshimet Kushtetuese

31.10.2021 - 14:19

PS e PD nisin këtë të hënë diskutimet për ndryshimin e Kushtetutës. Kuvendi ka parashikuar që amendamenti i maxhorancës për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut të nisë shqyrtimin parlamentarë në mbledhjen e përbashkët nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni I Ligjeve.

Socialistët janë të vendosur që amendamenti i tyre të shkojë për votimin ku parashikon që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioneri Publik të kenë afat deri në31 dhjetor 2024.

Në mungesë të votave, bashkëpunimi me demokratët është I domosdoshëm.

Votat e demokratëve duken të kushtëzuara nga amendamentet e tyre kushtetues të cilat gjithashtu janë depozituar në parlament ku kryefjalë është vettingu i politikanëve.

Kësisoj kjo javë nuk do të nisë vetë ndryshimi I ligjit themeltar të shtetit shqiptar, por edhe tratativat politike.