MENU
klinika

Twitter-i s'po mbahet më

Ky, mund të jetë i dashuri i ri i Selena Gomez

09.10.2021 - 14:47

Nuk e dimë kur ndodhi, por interneti është shumë i entuziazmuar për personin që mendohet të jetë romanca e re e Selena Gomez. Si fillim, duhet të dini që nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, por ka disa prova intriguese që i bëjnë njerëzit ta mendojnë seriozisht që i dashuri i ri i këngëtares është Chris Evans!

Ky, mund të jetë i dashuri i ri i Selena Gomez dhe Twitter-i s'po

Sipas The Sun, Selena dhe Chris janë parë bashkë disa herë në Los Angeles- të dalat bashkë prej studios në fillim të muajit, darkat nëpër restorante dhe tek-tuk disa foto në rrjete sociale. Doni më? Chris sapo ka filluar ta ndjekë Selena-n në Instagram dhe në botën ku jetojmë, kjo s’është fare pak.

Ky, mund të jetë i dashuri i ri i Selena Gomez dhe Twitter-i s'po

Sigurisht, nuk përjashtohet ideja që ata të jenë miq, të jenë duke punuar për projekte bashkë, etj, etj, por Twitter-i s’ka ndërmend t’i besojë këto teori. Duhet vetëm të shihni meme-t e bëra për “çiftin” e ri të showbiz-it.

Ky, mund të jetë i dashuri i ri i Selena Gomez dhe Twitter-i s'po

Për më tepër, ata nuk harrojnë që gjatë një interviste të 2015-ës, Selena tha për Chris: “E pëlqej Chris Evans. A s’është i lezetshëm? Eshtë shumë i lezetshëm. Ai ose do të më urrejë ose do të më dojë!”

Ky, mund të jetë i dashuri i ri i Selena Gomez dhe Twitter-i s'po

Vite më pas, mund të ketë ndodhur opsioni i dytë që Selena dha.

Burimi: Cosmopolitan