MENU
klinika

Ja ekipet që marrin pjesë

Liga Unike edhe në basketbollin e femrave

01.10.2021 - 19:54

Liga Unike në basketboll, eventi që bashkon ekipet e “koshit” nga Shqipëria e Kosova, këtë sezon do të debutojë edhe me femrat. Përmes rrjeteve sociale, është publikuar edhe struktura e këtij eventi, ku do të marrin pjesë 6 ekipe: Tre nga Kosova e tre nga Shqipëria.

Ekipet kosovare janë ato të Penza, Bashkimi e Prishtina, ndërsa tre ekipet shqiptare janë Flamurtari, Partizani e Tirana. Skuadrat do të luajnë me sistem vajtje-ardhje, pra 10 ndeshje në total.

Më pas, 4 ekipet më të mira do të luajnë në “final four” për trofeun e Ligës Unike. Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë ky turne për femra, ndërsa për meshkuj do të nisë në fund të tetorit dhe marrin pjesë 8 ekipe: 4 nga Shqipëria (Vllaznia, Tirana, Teuta dhe Kamza Basket) e 4 nga Kosova (Golden Eagle Ylli, Prizreni 16, Rahoveci dhe Peja).