MENU
klinika

Pasi i shpalli ‘non grata’

DASH ‘çon’ Berishën dhe familjen e tij në Kongresin Amerikan

07.10.2021 - 18:25

DASH ka publikuar listën e personave te shpallur “non grata” gjatë viti 2021 dhe ia ka dorëzuar atë Kongresit Amerikan. Në listë është publikuar edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën “non grata” më 19 maj 2021. Njoftimi është në faqen e vet të internetit të DASH , së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije më 19 maj se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Sipas Blinken aktet të korruptuara të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.

Vetë Berisha i është kundërpërgjigjur shpalljes ‘non grata’ me një padi ndaj Antoni Blinken në një gjykatë në Francë, ndërsa shton se vendimi është pa asnjë bazë konkrete dhe ‘gjen fajtor’ multimiliarderin George Soros se ka lobuar kundër tij./shqiptarja.com

Lista e DASH për të persona ‘non grata’ për 2021 të përfshirë në korrupsion gjatë Prill 2021-Qershor 2021 .