03.10.2021 - 19:32
Duhet të ishte spektakël dhe ashtu ndodhi! Në Anfield Road, ndeshja mes Liverpool dhe City u mbyll në barazim 2-2 pas një pjese të dytë që ka pasur gjithçka që mund të quhet FUTBOLL!
Skuadra e Jurgen Klopp kaloi në avantazh me Mane, por përgjigjia e miqve nuk vonoi dhe ishte Foden ai që barazoi shifrat në 1-1. Më pas, Salah shpiku një eurogol me driblime magjike dhe duke depërtuar në zonë.
Por nuk mund të dorëzohej De Bruyne që gjithashtu realizoi atë që do të ishte goli final i një barazimi 2-2 në Anfield Road. Një pikë që mban skuadrat në zonën e lartë të renditjes, me kampionatin të hapur totalisht mes shumë ekipeve.