20.10.2021 - 13:46
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur sot në Berat.
Policia njofton se një 48-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë, teksa ka qenë duke kaluar rrugën.
Njoftimi i policisë:
Berat/Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.