MENU
klinika

Mori pjesë në grabitjen e shekullit në Angli

Martohet Jetmir Buçpapa! Mediat britanike: Shqiptari bëri një dasmë luksoze!

31.10.2021 - 14:32

Një nga personave që është pas grabitjes më të madhe të bërë ndonjëherë në Britani është martuar disa muaj pasi u lirua para kohe. Jetmir Buçpapa, u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e ‘Securitas në Tonbridge’ në Angli.

Mbi 30 milionë paund ende mungojnë, por Buçpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund.

Shqiptar, 41 vjeç, u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë. Ai u lirua nga Belmarsh, Londra Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua.

Gruaja e parë britanike e Buçpapa, Rebecca, ishte zotuar se do t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte brenda.

Jetmir Buçpapaj u burgos së bashku me bashkë-patriotin e tij Ermir Hysenaj dhe 5 britanikë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatet. Sipas mediave britanike Buçpapaj u martua me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, në një festë luksoze.