MENU
klinika

Ja si hyjnë studentët nëpër fakultete

Maska i vetmi kusht, hiqet detyrimi për vaksinim e studentëve?!

29.10.2021 - 16:30

Java e dytë e vitit të ri akademik duket se ka “çliruar” studentët nga detyrimi për të treguar kartonin e vaksinës në hyrje të fakultetit, apo edhe nga shpenzimi për të paguar për një test PCR-je.

Nga një vëzhgim, në tre universitete në Tiranë, shihet se studentët hyjnë lirshëm në auditorë.

Por studentet duhet të respektojnë një rregull: të mbajnë maskën! Leksionet dhe seminaret nepër auditor kanë vijuar normalisht, pa asnjë incident në hyrje të fakulteteve. Janë vetë studentët që e dëshmojnë këtë. Dukshëm, masat anti-Covid, sikundër është edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, janë joefektive dhe nuk po gjejnë me zbatim.

Vaksinimi anti-Covid ndonëse është shkruar si detyrim por në e gjitha është lënë në ndërgjegjen e studentëve. Rezistenca e të rinjve javën e kaluar ka zmbrapsur dekanët dhe rektorët në vendimin e tyre për të respektuar urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë ndonëse në fillim thanë se nuk do t’i privonin studentët nga e drejta për të nxënë.