MENU
klinika

Rama: Do t’i mbështesim fëmijët që vijnë në jetë me…!

“Mbi 32 mijë të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes”

03.10.2021 - 13:00

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook thotë se më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit bonuesin e bebes.

Kreu i qeverisë përsërit se programi i mbrojtjes sociale të qeverisë vijon të mbështesë çdo fëmijë që lind me 40 mijë lekë, nëse është fëmija i parë.

Nëse është i dyti qeveria e mbështet me 80 mijë lekë dhë nëse është i treti me 120 mijë lekë.

Postimi i kryeministrit Rama

Më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga #BonusiBebes, programi i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë