MENU
klinika

Zbulohet data e publikimit të këngës

Mozzik dhe Noizy bëhen bashkë

22.10.2021 - 07:33

Ajo që u duk si një përplasje mes tyre, në fakt, ishte një paralajmërim për një duet mes Mozzik-ut dhe Noizy-t. Reperët më në zë të estradës zgjodhën mënyrën më të pazakontë për të thënë se janë bërë bashkë dhe kanë gati një super hit.

Ata kanë bërë me dije se kënga do të titullohet “Bonjour Madame”. Projekti do të lansohet me datë 22 Tetor dhe do të jetë i shoqëruar me videoklip. Ky është projekti i parë nga albumi i radhës i Mozzik që mban titullin “Lamboziki”.