MENU
klinika

"Dosja e Sekretarit Blinken ndaj meje nuk ka asnjë fakt"

Mund t’i hiqet “non grata”? Sali Berisha: Ma kanë thënë miqtë e mi

29.10.2021 - 17:54

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja që po zhvillohet në qytetin e Lezhës është shprehur se miqtë e tij i kanë thënë se dosja e Sekretarit Amerikan Blinken ndaj tij për shpalljen “non grata” nuk ka asnjë provë, fakt apo dokument.

“Sot propaganda e Edi Ramës dhe e pengut të tij duan t’u mashtrojnë dhe të paraqesin foltoren si një interes personal të Sali Berishës, të lidhur me vendimin e DASH për shpalljen time “non grata”. Është e pavërtetë dhe unë ia faktoj të gjithëve. Ai vendim është i bazuar në shpifje, shpifje dhe vetëm shpifje, Sali Berisha e mbajti personale dhe u drejtiova në Gjykatën e Parisit. Padita për shpifje zotërinë që firmosi vendimin. Kam kënaqësi që jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miqtë më kanë njoftuar se ajo dosje ka 0 fakte, 0 dokumenta, 0 prova, ashtu siç jua kam thënë unë ju”, u shpreh Berisha.

Nëse kjo që thotë Berisha është e vërtetë, atëherë Gjykata e Parisit mund të shpallë fajtor Sekretarin Blinken për shpifje, ndërsa ish-kryeministrit mund t’i hiqet statusi “non grata”.