Vettingu i politikanëve, një propozim nga Partia Demokratike, duket se nuk ka gjetur mbështetje nga shumë persona.
Së fundmi kundër kësaj reforme të vettingut, që të pastrohet politika nga vetë politikanët, është shprejur edhe ish-deputeti Myslim Murrizi.
Sipas Murrizit atyre duhet t’iu hetohet pasuria dhe gjithë kjo është një tallje, shashkë për të trembur Sali Berishën.
“Duhet t’iu hetohet pasuria, jo vetting për politikanët. Kjo është tallje. Janë investuar 500 mln dollarë për SPAK, politikan janë më shumë do duhen 15 vjet. Ai djali i vogël që vrau policin në Lezhë ka vrarë Edi Ramën, tani Rama duhet të ikë? Pse nuk reagon Rama? Se është tallje, është shashkë. Pazar për të trembur Berishën”, ka deklaruar Murrizi.