MENU
klinika

"Po përpiqet të bunkerizojë PD"

Nazarko: Berisha priste që Basha të dilte kundër SHBA-së

25.10.2021 - 22:15

Për analistin Mentor Nazarko ish-kryeministri Sali Berisha po kërkon të bunkerizojë Partinë Demokratike, deklaratë kjo e artikuluar edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nazarko tha se Basha ka qenë gjithnjë nën hijen e Berishës dhe se ky i fundit ka pritur që kreu i demokratëve të vihej kundër amerikanëve. Sipas analistit këtë lëvizje Berisha duhet ta kishte bërë kur Basha kandidoi për kryetar pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nuk mund ta marrim për të mirëqenë që beteja në bazë është e mbyllur në favor të Berishës apo Bashës. Ai njeri është zgjedhur një anëtar një votë. Por ama është zgjedhur me këtë forum. Ka pasur disa sondazhe që janë bërë kur Basha nuk fliste, dhe Berisha ishte mobilizues.

Kemi deklarime që vjen nga kampi i Berishës që baza është me ne. Nuk mund të nxjerrim apriori faktin që Berisha i ka në rregull numrat. Berisha është marrë me punët e shtetit në një kohë të gjatë. Basha ka qenë nën hijen e tij. Basha tani në aktin e vetëm të fuqisë së tij duke iu kundërvënë atit të tij po tregon individualitetin e vet. Idealja do të ishte të kishte votim në bazë. Por ama ajo që thotë Basha në këtë moment…duhet ta pranojmë Berisha ku ishte, i keni kërkuar ndihmë sepse ai priste që Basha të përplasej me Amerikën se ai e kishte sjellë. Po priste që Basha ti rezistonte amerikanëve. Të gjitha këto do të ishin të mundshme nëse do i kishte thënë më herët. Ai do ta bunkerizojë partinë, kjo është e qartë. Do ta vendosë PD përballë SHBA. Duhet të ishte bërë kur kandidoi për kryetar,” u shpreh ai.