MENU
klinika

U nis drejt Turqisë për kurim

Ndërron jetë nga Covid fëmija 5 vjeç nga Saranda

26.10.2021 - 11:41

Një fëmijë 5-vjeçar me inicialet M.H, ka humbur jetën nga Covid. Mësohet se fëmija nga Saranda ishte transportuar në Turqi për mjekim më të specializuar mirëpo nuk ka mundur që të mbijetojë.

Fëmija ishte shtruar në spitalin e Sarandës rreth 8 ditë më parë e për shkak të gjendjes së rënduar ai u transportua me helikopter drejt Tiranës e më pas drejt Turqisë. Fëmija ishte mbipeshe, rreth 54 kg.

Kjo është viktima më e re e cila ka ndërruar jetë nga Covid në vend.