MENU
klinika

Valentino Rossi

“Ndryshova historinë, e bëra Moto GP të famshme”

27.10.2021 - 15:38

Piloti italian Valentino Rossi do t’i thotë në fund të këtij sezoni lamtumirë garave të MotoGP, pasi do të tërhiqet nga sporti. Ikona e garave të motoçiklizmit, në një intervistë për emisionin “Le Iene”, ka rrëfyer disa detaje nga jeta e karriera e tij.

“Që prej vitit 2015 nuk kam qenë më vetja ime, nuk kam qenë kompetitiv aq sa duhet. Unë kam ende dëshirë të garoj, por tashmë jam 42 vjeç, ndërsa pilotët e tjera gati 20 vjet më të vegjël se unë”, u shpreh Rossi, fitues i 9 titujve kampionë në garat e motoçiklizmit.

“Më vjen keq që nuk e fitova titullin e dhjetë. Sidomos pas gabimit në garën e Valencias, vitin 2015. Ndjej keqardhje për atë sezon dhe që nga ai vit nuk kam qenë më vetja ime”, tha Rossi, që konfirmon se do të vijojë karrierën në garat me makina, në kampionatin Endurance.

Rossi shpreh edhe një fakt interesant në lidhje me fansat e tij: “Moto GP, para meje, ishte sport i njohur, por jo aq i famshëm. Me mua, shumë njerëz iu afruan këtij sporti, nga fëmijët, deri te 80-vjeçarët. Madje me gjyshet 80-vjeçare kam shumë sukses, më duan shumë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rossi u jep lamtumirë garave

Quartararo është kampioni i ri i Moto GP


Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi