MENU
klinika

Kush është “i forti” i Fierit?

Nga pularia te pronat, 13 pasuri të “Ben Qimes” nën sekuestro!

07.10.2021 - 09:07

Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë nën sekuestro pasuritë e Arben Isufajt. I konsideruar në Fier si “Ben Qimja”, ndaj Isufajt ka nisur procedimi pasuror më 31 maj të këtij viti nga ana e prokurorëve të SPAKut, pas referimit nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

“Nga përmbajtja e informacionit për fillimin e procedimit pasuror, si dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi Arben Enver Isufaj është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, sipas nenit 3/1 pika “c”, pasi është hetuar nga autoritetet e huaja për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe organizatat kriminale”, thuhet në njoftim.

Tre muaj pas hetimit pasuror, dosja e kësaj prokurorie ka shkuar pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka vendosur t’i sekuestrohen një sërë pasurish. Midis 13 pasurive të sekuestrua, një prej tyre është pulari, godina e së cilës ndodhet në fshatin Grizë të Patosit. Pasuri të tjera të sekuestruara janë toka të shumta, si dhe gjashtë automjete luksoze.

KUSH ËSHTË “BEN QIMJA”

I konsideruar “i forti” i Fierit, Arben Isufaj ka pasur pak probleme me drejtësinë, ndërsa ka qenë edhe në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua më 10 qershor të vitit 2008 për llogari të Interpolit. Midis veprave penale që rëndonin mbi të ishte edhe përfshirja në një vrasje të kryer në vitin 2002. Në kohë, Isufaj u arrestua në Tiranë pasi Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”. I kërkuari akuzohet për vrasjen e shtetasit Pirro Koçiu, ngjarje kjo e ndodhur më datë 12 gusht të vitit 2002 në rrugën “Him Kolli” në Tiranë.

Me origjinë kosovare, lindur dhe rritur në Fier, Arben Isufaj e ka kaluar fëmijërinë dhe pjesën më të madhe të jetës së tij në lagjen “Sheq i Madh”, ku edhe janë sekuestruar pjesa më e madhe e pronave nga ana e SPAK-ut. Krimi dyshohej se u krye për hakmarrje, pas vrasjes së babait të tij, Enver Isufajt.

AKUZAT PËR TRAFIK DROGE

Më 10 mars të vitit 2014, Arben Isufaj arrestohet sërish, kësaj here për llogari të Interpolit pasi kërkohej nga autoritetet italiane. Arrestimi i bujshëm i tij, megjithatë nuk solli ekstradimin. Në mars të vitit 2015, Gjykata e Fierit refuzoi kërkesën e autoriteteve italiane, të cilat e akuzonin Isufajn për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Isufaj ishte akuzuar nga një Gjykatë e Torinos për trafikim të kokainës dhe lidhje me një organizatë kriminale. Prokurorët italianë kishin mundur të provonin se Isufaj kishte trafikuar mes vitit 2004 dhe 2005, në bashkëpunim me të tjerë sasi të mëdha kokaine nga Holanda në Itali. Bazuar në akuzat e ngritura, Gjykata e Torinos kishte lëshuar një mandat-arresti ndërkombëtar.

Megjithatë, kur çështja doli përpara trupit gjykues shqiptar në mars 2015, gjykata e apelit të Torinos e kishte hedhur poshtë akuzën për organizatë kriminale, duke lënë vetëm akuzën e trafikimit të narkotikëve, gjë që ishte mjaftueshëm për gjykatën shqiptare që të refuzonte ekstradimin.

OFL i dërgoi letër për pasuritë

Më 7 shkurt të vitit 2020, Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi një letër Arben Isufajt, ku i kërkohej të justifikonte pasuritë që kishte nën zotërim. Bashkë me të, letër iu dërgua edhe Saimir Taullaut. “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFLsë.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme”, thoshte OFL-ja në atë kohë. Nuk dihet nëse Isufaj dha shpjegime të hollësishme për pasuritë e shumta, përfshirë edhe ato në fushën e ndërtimit.

 

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall