MENU
klinika

Akrepat shkojnë 60 minuta pas

Nga sot nis ora dimërore, “fitojmë” më shumë gjumë

31.10.2021 - 11:23

Akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta pas këtë të dielë të fundit të tetorit, për t’u futur në orën dimërore. Në mesnatën e të shtunës akrepat e orës kanë kaluar nga 03:00 në 02:00.

Me orën dimërore, do të ketë më pak ditë dhe më shumë natë, kësisoj fitohen më shumë orë gjumë.

Ndryshimi i orës është bërë automatikisht tek smartfonët dhe orat elektronike, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas. Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022.

Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim. Ndryshimi i orës ishte parashikuar të hiqej në vitin 2021, por që kjo nuk ka ndodhur.