MENU
klinika

Vrasje e dyfishtë në Vlorë

Nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

25.10.2021 - 18:52

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme.

Një i ri ka vrarë xhaxhanë e tij dhe me pas veten.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.