MENU
klinika

“Sot është një ditë historike”

Nis projekti i Skavicës, Yuri Kim del me një mesazh

02.10.2021 - 12:43

Ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishin këtë të shtunë për një inspektim në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit.

Diplomatja amerikane bëri me dije edhe një herë tre prioritetet që ka ambasada amerikane në Shqipëri dhe vuri theksin tek një rëndësi e madhe që kanë investimet në veri të vendit.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim: Sic e dini kur unë mbërrita në Shqiperi e bëra shumë të qartë se ne kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Madje vetem mbrëmë kemi festuar 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-Shqierise.

Sic jeni në dijeni kemi bërë përparim sa i përket mbrojtjes, Shqipëria pati mundësi të mirëpriste një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Ballkanit. Jeni në dijeni në frontin e demokracisë kemi bërë përparim sic është mbështetja për reformën në drejtësi, sa i përket biznesit ne do vazhdojmë të ecim përpara pavarësisht cdo pengese.

Jam shprehur gjithmonë për rëndësinë e të sjellurit më shumë mundësi ekonomike në veri të Shqipërisë.

Është një kënaqësi e madhe të jem në Kukës dhe të shohim fazat e hershme të këtij projekti e presim të shohim çfarë do ndodhë më tej”.

Sipas qeverisë, HEC Skavica, “pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjitike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mundësi të tjera investimesh amerikane nëse adresohen reformat"

Enio Jaço: Skavica dhe TEC-i i Vlorës e kthejnë Shqipërinë…