MENU
klinika

"Falas për të moshuarit dhe grupet e rrezikuara"

Nis vaksinimi kundër gripit, Manastirliu: Javën tjetër mbërrijnë rreth 200 mijë doza

23.10.2021 - 12:32

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit kundër gripit në qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë.

Gjatë takimit me mjekët, ministrja njoftoi se janë siguruar 35 mijë vaksina kundër gripit.

“Kanë mbërritur 35 mijë vaksina në raundin e parë të ardhjes së vaksinave të gripit, të cilat tashmë janë porositur prej muajsh nga Instituti i Shëndetit Publik, mbështetur nga qeveria shqiptare. Ashtu sikurse çdo vit tashmë vaksinat e gripit janë përfshirë në kalendarin tonë të vaksinimit për grupet e riskut”, tha Manastirliu.

Tashmë ka filluar procesi i vaksinimit kundër gripit për personelin mjekësor, për të vijuar me grupet e rrezikuara, si të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Duke vënë theksin për kryerjen paralelisht edhe të vaksinimi anti-Covid, Manastirliu bëri me dije se qeveria është e angazhuar për sigurimin e vaksinave të gripit dhe ato anti-Covid, duke shtuar se javën tjetër pritet që të mbërrijnë në Shqipëri rreth 200 mijë vaksina.

“Presim që javën tjetër të mbërrijnë në Shqipëri rreth 200 mijë vaksina kundër gripit, të cilat do të shpërndahen në mënyrë të menjëhershme në të gjitha qendrat tona shëndetësore, për të vijuar me kalendarin tonë të vaksinimit kundër gripit dhe paralelisht duke realizuar edhe mbulesën përsa i përket vaksinimit anti-covid. Mund të bëhen këto vaksina edhe paralelisht”, tha ajo.

Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë theksoi se në fazën e parë do të vaksinohen ndaj gripit personeli shëndetësor, por edhe të moshuarit me sëmundje kronike.

“Ne kemi filluar këtu në qendrën shëndetësore nr. 10 por edhe në disa qendra shëndetësore paralelisht jo vetëm vaksinimin kundër gripit për personelin tonë shëndetësor që është fokusi i parë i fazës së parë, por paralelisht edhe me vaksinimin kundër gripit për të gjithë ata të moshuar të cilët janë të sëmurë kronikë, personat të cilët kanë probleme me obezitetin apo gratë shtatzëna”, u shpreh  Manastirliu.

Teksa e konsideroi një proces në kohën e duhur, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u shpreh: “Vaksina që kemi sivjet është një vaksinë 4 valente. Janë vendosur në dispozicion udhëzimet përkatëse se si do procedohet në çdo qendër shëndetësore. Ka pasur interes dhe është një fillim i mbarë, ne jemi tamam në kohë”, tha Fico.

Vaksinimi kundër gripit do të nisë me personelin shëndetësor, për të vijuar më pas me grupet e rrezikuara, për të cilët vaksinat kundër gripit do të garantohen falas nga shteti.

Kur pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit

Me 8 emigrantë në bord, niset drejt Shqipërisë anija Libra!

“Pres që të forcojmë më tej bashkëpunimin…”

Zgjedhjet në SHBA/ Presidenti Begaj uron Trump për fitoren

Rutte: Lidershipi i tij do të jetë çelësi…

Shefi i NATO-s përgëzon Trumpin për fitoren!

Netanyahu: Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri

Donald Trump merr urimet e para nga arena ndërkombëtare!