MENU
klinika

Shkarkimi i Nokës

Nishani: Krizë, turp të ketë Basha që i quan ‘llum’ demokratët

13.10.2021 - 09:41

Ish-presidenti I Shqipërisë dhe ish-Kreu i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratie, Bujar Nishani i ka cilësuar një turp vendimet e marra nga kryedemokrati Lulzim Basha kohët e fundit. Në një intervistë me Skype në Syri Tv, Nishani tha se fjala ‘llum’ nuk është përshtatshme për demokratët e ndershëm.

“Shkarkimi i Nokës demonstron krizë. Basha në tetë vjet nuk ka kuptuar as se çfarë është partia politike. Basha cilëson si “llum” ata që janë kritikët e tij. Lulzim Basha nuk e kupton Partinë Demokratike, që ka histori, identitet, ka sakrifica dhe kontekste të shumta. Është një situatë joserioze në PD. PD është aktualisht në situatë të rëndë. PD ka nevojë për rikonstruktim të plotë, tek kauzat kryesore të saj. Tezat që ka nxjerrë Berisha tek “Foltorja” janë shumë të rëndësishme për t’u vënë në jetë në PD, primarja kthen respektin për votën. Sot PD ka nevojë që të kthehet në parti moderne. Dua t’i them Bashës që turp të kesh që e cilëson qeverisjen e PD llum, ai duhet të thotë se çfarë aferash ka bërë Partia Demokratike që bën të tilla cilësime. Turp që thua fjalën “llum” për njerëz që kanë dhënë kontribut në PD, e Basha ka pasur karrietë të pamerituar, falë punës të disa njerëzve punëtorë në PD,”- u shpreh Nishani.

Mbrëmjen e kaluar, fill pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të shkarkojë Flamur Nokën. Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.