MENU
klinika

Harta

Njihuni me qytetet shqiptare që arritën Europën për jetëgjatësinë

20.10.2021 - 07:52

Popullsia e qendrës së vendit (Tiranë-Elbasan) arriti mesataren europiane për jetëgjatësinë më 2019.

Sipas të dhënave të krahasueshme të Eurostat për rajonet e Europës, popullsia e Rajonit të Qendrës së vendit jetoi në vitin 2019 mesatarisht 81-82 vite (shih hartën bashkëngjitur). Kjo jetëgjatësi është e krahasueshme me shumicën e rajoneve të BE.

Gjithashtu, popullsia e Rajonit të Qendrës së Shqipërisë u rendit si më jetëgjata edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku siç shihet në hartë (ngjyra drejt blusë së theksuar tregon jetëgjatësi më të ulët).

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, jetëgjatësia në Shqipëri ishte 75.5 vjeç për meshkujt dhe 79,6 vjeç për femrat duke shënuar ulje në vitin 2020, e ndikuar nga rritja e numrit të vdekjeve prej efekteve të pandemisë Covid-19.

Femrat shqiptare të lindura në vitin 2020 pritet të jetojnë 4,4 vjet më shumë sesa meshkujt shqiptarë të lindur në të njëjtin vit.

Ehe pse mungon mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme si në vitet 1960, ku ndotja dhe mungesa e sigurisë ushqimore nuk kanë qenë në këtë masë se sa sot, shqiptarët janë bërë më jetëgjatë të paktën mbi 16 vite deri në vitin 2019.